U përfshinë në një rrahje, policia arreston pesë persona në Prishtinë - konfiskon edhe armë

Kronikë e zezë

U përfshinë në një rrahje, policia arreston pesë persona në Prishtinë - konfiskon edhe armë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prishtinë. Të dyshuarit ishin përfshirë në një rrahje si pasojë e së cilës të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. 

Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 35 (tridhjetë e pesë) fishekë dhe një revole me dy karikator dhe 63 (gjashtëdhjetë e tre) fishekë. 

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat