Gruaja nën ndikimin e alkoolit sulmoi një burrë, arrestohet

Kronikë e zezë

Gruaja nën ndikimin e alkoolit sulmoi një burrë, arrestohet

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një grua në Gjakovë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj një mashkulli.

Siç njofton Policia e Kosovës e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike me ç’rast lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat