Sulmoi me kondak të pistoletës një person dhe pastaj aksidentalisht plagos veten

Kronikë e zezë

Sulmoi me kondak të pistoletës një person dhe pastaj aksidentalisht plagos veten

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se në fshatin Peqan të Suharekës, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën mashkull.

I dyshuari pas kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht kishte plagosur vetën. 

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor. 

Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe dy bateri dore për ndriçim. Rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat