Gjakovarja dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë prej 15 mijë euro, arrestohet një grua

Kronikë e zezë

Gjakovarja dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë prej 15 mijë euro, arrestohet një grua

Më: 7 mars 2023 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Një grua në Gjakovë e ka raportuar në polici vjedhjen e stolive të arit, që sipas saj, vlera është rreth 15 mijë euro. E njëjta ka dyshuar se vjedhjen e ka kryer pastruesja e shtëpisë. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një grua e cila me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për vjedhjen dhe arrestimin e një gruaje e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale të Gjakovës.

“Në rrugën “Ilir Sopa” në Gjakovë me datën 2 mars ka ndodh një vjedhje e rëndë, ankuesja ka raportu se në shtëpinë e saj i është marrë një sasi e arit, vlerë relativisht e lartë, rasti është duke u hetuar në konsultim me prokurorin e shtetit si “vjedhje e rëndë”. Lidhur me rastin është arrestu një person i gjinisë femër, e moshës madhore, e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj.

Ai shtoi se për këtë rast hetimet janë duke u zhvilluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat