Rrahje masive në Podujevë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Podujevë, lëndohen dy persona

Më: 7 mars 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur mes disa personave ku për pasojë dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si dhe tretman mjekësorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:45 në Lluzhan të Podujevës.

Tutje bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona, njëri nga ta i mitur.

Është raportuar një rrahje në mes të disa personave meshkuj kosovar, si pasojë e rrahjes dy viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar dy të dyshuar njëri nga ta i mitur të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat