​Një person në Lipjan gjendet pa ndjenja në shtëpi, vdes në QKUK

Kronikë e zezë

​Një person në Lipjan gjendet pa ndjenja në shtëpi, vdes në QKUK

Më: 8 mars 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan dhe më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.

Rasti nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat