Policia në Gjilan identifikon shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

Kronikë e zezë

Policia në Gjilan identifikon shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 10:58
Policia

Policia në Gjilan ka identifikuar një person që ka tejkaluar në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Ndaj janë ndërmarrë veprime konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin i cili është konstatuar se nuk posedon fare patentë shofer dhe i njëjti ka drejtuar automjetin pa pasur të drejtën e drejtimit të mjetit. Ndaj të njëjtit nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarrë veprime konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat