Aktakuzë ndaj 6 personave, kultivuan drogë në një laborator të improvizuar në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj 6 personave, kultivuan drogë në një laborator të improvizuar në Zubin Potok

Më: 8 mars 2023 Në ora: 14:19
Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për kultivim të bimës së hashashit, shkurre së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Në komunikatë thuhet se “të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, ku pas një pune intensive hetimore të policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse”.

Komunikata e plotë:

AKTAKUZË KUNDËR GJASHTË PERSONAVE PËR KULTIVIM TË BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT

Prishtinë, 8 mars 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë  (6) të pandehurve me inicialet D.Gj,  D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, ku pas një pune intensive hetimore të policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse. 

Me këto veprime të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi  1 të KPRK- së lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat