Tri rrahje në Prishtinë – djali baban, nipin gjyshen e djali nënën

Kronikë e zezë

Tri rrahje në Prishtinë – djali baban, nipin gjyshen e djali nënën

Më: 9 mars 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Prishtinë babai është sulmuar nga djalit i tij.

“Prishtinë 08.03.2023 – 23:55. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Graçanicë është arrestuar një person pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Graçanicë 08.03.2023 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.

Po ashtu në raport një femër ka njoftuar se nipi i saj e ka sulmuar fizikisht.

“Prishtinë 08.03.2023-16:00.Viktima femër kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat