Vrasje në tentativë në Drobesh të Vitisë

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Drobesh të Vitisë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Drobesh të Vitisë disa burra janë rrahur mes vete.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, katër burra janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete me vegla pune e thikë.

“Fshati Drobesh, Viti 08.03.2023 – 17:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë).

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat