Prizrenasi nuk respektoi urdhrin mbrojtës, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Prizrenasi nuk respektoi urdhrin mbrojtës, arrestohet nga policia

Më: 9 mars 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti kishte shkuar tek bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia edhe përkundër se bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtës për një rast të mëhershëm dhunë në familje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte shkuar tek bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia edhe përkundër se bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtës, pas një rasti të mëhershëm dhunë në familje”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat