Nipi rrah gjyshen dhe arratiset

Kronikë e zezë

Nipi rrah gjyshen dhe arratiset

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një grua e ka lajmëruar në polici nipin e saj se e ka sulmuar fizikisht dhe i ka demoluar shtëpinë, derisa sipas saj ishte nën ndikimin e substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës nga gjykata kompetente kurse i dyshuari është arratisur.

“Zveçan 08.03.2023 – 11:55. Ankuesja kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të substancave narkotike, e ka sulmuar fizikisht si dhe ka demoluar gjërat shtëpiake.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë. Viktimës i është lëshuar nga gjykata urdhër mbrojtës. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat