Sulmohet seksualisht një e mitur në Podujevë

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Podujevë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 09:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë.

I njëjti dyshohet se sa ngacmuar seksualisht një të mitur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

SULM SEKSUAL

Podujevë 10.03.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat