Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata

Më: 13 mars 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Vushtrri.

L.Xh., 38 vjeçar ishte i kërkuar për “lëndim të rëndë trupor”.

Postimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar që kërkohej me urdhëresë  të Gjykatës

Vushtrri, 13 mars 2023

Sot, nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar: L .Xh.,38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte dy urdhëresa aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar  është dërguar në vuajtje të dënimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat