Ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, Policia arreston një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

Ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, Policia arreston një person në Gjakovë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, përmes njesitit FAST, ka kryer sot një operacion policor në Gjakovë ku ka arrestuar një person.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar se ndaj të arrestuarit kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

“Në orët e pasditës në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore. 

Ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejme ligjore”, tha Hoxha në prononcim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat