Gjendet e vdekur 23 vjeçarja në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur 23 vjeçarja në Mitrovicë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Një 23 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:00 në banesën e saj në Mitrovicë.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët ndërkaq shkaqet e vdekjes së saj ende nuk dihen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë filluar.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat