Gjilan: Gjendet i vdekur një 21-vjeçar në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Gjilan: Gjendet i vdekur një 21-vjeçar në shtëpinë e tij

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, në rrugën “Eset Berisha”.

Kështu tha Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Osmani tha se rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat