Përfshihet nga zjarri objekti i një shkolle të vjetër në Ferizaj

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri objekti i një shkolle të vjetër në Ferizaj

Më: 14 mars 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Objekti i një shkolle të vjetër jofunksionale në Ferizaj është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të marte.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi” rreth orës 04:25.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka të lënduar.

“Ekipe të policisë, zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë mes tjerash ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat