Një person dërgohet në mbajtje për posedimin e një brisku dhe disa petardeve, e tjetri u lirua për pistoletën me 8 fishekë

Kronikë e zezë

Një person dërgohet në mbajtje për posedimin e një brisku dhe disa petardeve, e tjetri u lirua për pistoletën me 8 fishekë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 10:17
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar për dy raste të cilësuara si “armëmbajtje pa leje”, njëra në Prishtinë e tjetra në Podujevë.

Në Prishtinë te një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Por, në Podujevë, një person me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi i është gjetur dhe sekuestruar një brisk dhe disa petarde.  

Njoftimi i plotë i policisë:

Podujevë 13.03.2023-00:33. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar i është  gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 13.03.2023 – 08:40. Në një objekt është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një brisk dhe disa petarde. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar të mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat