​Arrestohen dy të dyshuar, sekuestrohet një shumë monedhash metalike të falsifikuara

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy të dyshuar, sekuestrohet një shumë monedhash metalike të falsifikuara

Më: 14 mars 2023 Në ora: 20:36
Monedhat e sekuestruara

1704 euro monedha metalike (nga dy euro), janë sekuestruar nga policia në Prizren. Në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur monedha në vlerë prej 1700 euro. Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur 4 euro.

Njoftimi i policisë:

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

• Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

• Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro

• Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),

• Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe

• Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

• 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat