Po drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit, Policia gjobitë shoferin dhe i ndalon vozitjen për gjashtë muaj

Kronikë e zezë

Po drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit, Policia gjobitë shoferin dhe i ndalon vozitjen për gjashtë muaj

Më: 15 mars 2023 Në ora: 10:57
Policia

Njësia Rajonale e Trafikut në Mitrovicë të Jugut, sot në orët e hershme të mëngjesit gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndaluar një automjet dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit është dyshuar se ngasësi drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit.

Pas matjes me alkool-test ka rezultuar se drejtuesi kishte në organizëm alkool mbi masën e lejuar me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 200 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për gjashtë muaj. Gjithashtu ngasësit nuk i është lejuar drejtimi i mëtutjeshëm i automjetit në gjendje të tillë.

“Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor” thuhet në njoftimin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat