Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person

Më: 21 mars 2023 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në komunën e Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 20:15 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Stacioni policor në Gjakovë iu ka përgjigj rastit ku ka arrestuar një person dhe ka konfirkuar një armë pistoletë”, tha ai.

Ndërsa shtoi se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat