Sulmoi një zyrtar policor në Jarinje, policia nis hetimet ndaj të dyshuarit

Kronikë e zezë

Sulmoi një zyrtar policor në Jarinje, policia nis hetimet ndaj të dyshuarit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një burrë ka sulmuar një zyrtar policor në Jarinje në pikën kufitare.

Kështu thuhet në raportin e policisë, ku theksohet se zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

Thuhet se i dyshuari ishte ndaluar nga policia për procedura policore, ndërkohë që më pas i njëjti ka sulmuar fizikisht njërin nga ta.

PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njejti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, shkruan në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat