29-vjeçarja dhunon fizikisht prindërit e saj në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

29-vjeçarja dhunon fizikisht prindërit e saj në Fushë Kosovë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Për raste të dhunës në familje raportohet çdo ditë. E shpesh viktima të këtyre të rasteve po dalin të jenë edhe prindërit, të cilët po përjetojnë dhunë fizike e psiqike nga fëmijët e tyre.

Raportohet se gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Arbëria’ në Fushë Kosovë, dyshohet se një grua se ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se prindërit kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë deklaruar se për shkak të krizave nga narkotikët, e bija i kishte sharë e ofenduar dhe më pas kishte shtyrë nënën dhe kishte goditur babain e saj.

Si pasojë e dhunës që kanë përjetuar, dy prindërit kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë policia janë duke e kërkuar të dyshuarën pasi që ajo pasi ka kryer veprën, menjëherë është larguar nga shtëpia.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të arrestohet 29-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat