​Shkaktoi dëme të mëdha materiale përmes sistemit online, arrestohet

Kronikë e zezë

​Shkaktoi dëme të mëdha materiale përmes sistemit online, arrestohet

Më: 31 mars 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitojë për vete dhe të tjerët, pa mbulesë duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. 

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

një llaptop, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon i mençur, dy USB, dy monitorë dhe një orë dore e mençur. 

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat