Gjakovarit ia thyejnë BMW-në, ia vjedhin 16 mijë euro

Kronikë e zezë

Gjakovarit ia thyejnë BMW-në, ia vjedhin 16 mijë euro

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Hajnat kanë arritur të depërtojnë brenda oborrit të një shtëpie duke kryer vjedhje të rëndë.

Ata thyen xhamin e një veture të tipit BMW, duke arritur të marrin 16 mijë euro.

Rasti u denoncua në polici.

Kjo u konfirmua edhe nga organet e rendit përmes zëdhënësit rajonal të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Ankuesi mashkull, kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur, i kishin thyer një xham të veturës së tij të cilën e kishte pasur të parkuar në oborrin e shtëpisë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të cilat i kishte lënë në veturë. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë””, tha Elezaj/Klankosova.tv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat