Një femër raporton në Polici se është dhunuar seksualisht nga një mashkull që është njohur para disa muajsh

Kronikë e zezë

Një femër raporton në Polici se është dhunuar seksualisht nga një mashkull që është njohur para disa muajsh

Më: 3 prill 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është dhunuar seksualisht në Fushë Kosovë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull që është njohur me të para disa muajsh.

Viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia bën të ditur se pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat