​Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, i sekuestrohen tri thika dhe dy copë fishekë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, i sekuestrohen tri thika dhe dy copë fishekë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Policia në Prishtinë ka arrestuar sot një person të dyshuar për "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës".

Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së një operacioni bastisjeje në rrugën "Rrahman Bahtiri" në Prishtinë, me ç' rast policia gjeti dhe sekuestroj tri thika, dy copë fishek, si dhe gjësende të tjera. I dyshuari A. I, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës".

“Prishtinë, 04 prill 2023 – Sot nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës".

Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së një operacioni bastisjeje në rrugën "Rrahman Bahtiri" në Prishtinë, me ç' rast policia gjeti dhe sekuestroj tri thika, dy copë fishek, si dhe gjësende të tjera. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, i dyshuari; A. I, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës"., thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat