Arrestohet një person i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj

Më: 5 prill 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Policia informoi sot se u arrestua një 43-vjeçar, i cili ishte i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj.

Më datën 09.03.2023 rreth orës 15:00 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ ishte vjedhur një çantë krahu me disa dokumente, me datën 23.03.2023 rreth ores 14:20 në rrugën ‘’Reçaku’’ ishte vjedhur një çantë brezi me para kesh 2500 euro, me datën 23.03.2023 rreth orës 12:30 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ ishte vjedhur një telefon celular dhe me datën 01.04.2023 rreth orës 12:00 në një qendër tregtare në Ferizaj ishte vjedhur një portofol me para kesh rreth 100 euro”, bëri të ditur Policia.

I dyshuari M.I u shoqërua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit.

Sipas Policisë, u ndalua në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat