​Falsifikuan para e shpërndanë narkotikë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

​Falsifikuan para e shpërndanë narkotikë, arrestohen tre persona

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:37
Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 €

Në dy raste të ndara policia ka arrestuar tre të dyshuar, për falsifikim parashë dhe blerje, posedim, shpërndarje e shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

Hetuesit policorë në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.

Ndërsa policia e rajonit të Gjakovës, të enjten rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec - Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Në dy raste të ndara arrestohen tre të dyshuar, për ‘falsifikim parash’ dhe ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’

Falsifikim i parasë: Falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, më 06.04.2023, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.

Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge: Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat