Punëtori i shitores ‘Viva Fly’ në Fushë Kosovë kërcënon klienten dhe rrihet me të dashurin e saj

Kronikë e zezë

Punëtori i shitores ‘Viva Fly’ në Fushë Kosovë kërcënon klienten dhe rrihet me të dashurin e saj

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Për motive ende të panjohura, një punonjës i një shitoreje në rrugën ‘Dardania’ në Prishtinë, dyshohet se është përfshirë në një sherr me një kliente dhe të dashurin e saj.

Burimet e medias kanë bërë me dije se shitësi i ‘Viva Fly’, dyshohet se ka ofenduar me fjalë të rënda dhe ka kërcënuar një kliente, çka ka bërë që kjo e fundit të njoftojë të dashurin e saj.

E gjithë zënka u thellua edhe më shumë pasi i dashuri i vajzës shkoi në shitore që të sqarohet me të dyshuarin e që më pas gjithçka eskaloi në dhunë. Shitësi 26-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër dhe më pas të dy janë përfshirë në një përleshje.

Si pasojë e kësaj, dy të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore, për çka edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia.

Palët janë shoqëruar ë stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, teksa me vendim të prokurorit, shitësi i shitores është dërguar në mbajtje.

Media ka provuar që të kontaktojë me ‘Viva Fly’, mirëpo numri në faqen zyrtare nuk ishte në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat