Paraburgim ndaj 10 personave për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj 10 personave për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

Më: 7 prill 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N, për shkak të veprës penale ‘Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar’.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin, në kohëzgjatje prej një muaji.

Njoftimi i Gjykatës:

Prishtinë, 07 Prill 2023 - Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. 

Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të lihen në liri, të njëjtit mund të arratisen dhe prezenca e tyre gjatë procedurës paraprake do të ishte e vështirë të arrihet, po ashtu të pandehurit mund t`i shmangen ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, të pandehurit mund edhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar eventualisht në bashkëkryerës të veprës penale si dhe në dëshmitarë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat