​Aksident në Ferizaj, 7 të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident në Ferizaj, 7 të lënduar

Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:15
Policia

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Sazli të Ferizajt ku si pasojë 7 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e njërit prej drejtuesve.

“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër kosovare.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe pesë pasagjerë meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, njoftoi policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat