​25 vjeç arrestohet për sulm, i sekuestrohet një armë dhe një thikë

Kronikë e zezë

​25 vjeç arrestohet për sulm, i sekuestrohet një armë dhe një thikë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacione policore, dy persona të dyshuar dhe ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.

Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.

Sipas Policisë, në rastin e parë në lagjen Sofalia, në Prishtinë, pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruar, një armë zjarri.

I dyshuari, mashkull, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës. Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe një thike, është realizuar nga njësite të stacionit Veriu, në rrugën "Ilir Konushevci" në Prishtinë, ku për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje është shoqëruar i dyshuari F.C, mashkull, 25 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat