Rrahu babanë e tij, arrestohet një person në Prizren

Kronikë e zezë

Rrahu babanë e tij, arrestohet një person në Prizren

Më: 10 prill 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Prizren.

Policia bën të ditur se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj, rasti ka ndodhur më 9 prill.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë ndaj tij. Gjatë kontrollit në trup të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë”, bëhet e ditur në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat