Lëndohen tre persona si pasojë e prishjes së ashensorit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Lëndohen tre persona si pasojë e prishjes së ashensorit në Prishtinë

Më: 10 prill 2023 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rënies së ashensorit në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, konkretisht në ndërtesën e rrugës “Hysni Gashi”.

Tre nga nëntë personat që kanë qenë në ashensor, si pasojë e plagëve të marra janë dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për teve1.info se njësia policore në koordinim me prokurorinë dhe institucionet përkatëse po merren me rastin.

Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat