Kanosi me vrasje nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kanosi me vrasje nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë pasi ka kanosur me vrasje nënën e tij.

Policia njofton se sipas ankueses, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 10.04.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur verbalisht me vrasje nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat