Arrestohen dy serbë në Veri, dyshohet se tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy serbë në Veri, dyshohet se tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:04
Ilustrim

Policia e Kosovës në orët e para të së martës ka arrestuar dy serbë për tentim vjedhje.

Në njoftim thuhet se rreth orës 01:48 ka pranuar informata se në tregun te ura kryesore në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut dy persona janë duke i thyer xhamat e disa kioskave.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, mirëpo më pas të dyshuarit janë larguar ndërsa policia ka vazhduar ndjekjen e tyre e më pas i ka arrestuar.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës në Mitrovicë veri arreston në flagrancë dy serb të dyshuar për tentim vjedhje

Prishtinë, 11 prill 2023

Me datë 11.04.2023 rreth orës 01:48, pas mesnatës, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe angazhimeve të saj ligjore në ruajtjen e sigurisë, ka pranuar informatën se në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini”  Mitrovicë veri, dy persona të dyshuar janë duke thyer xhamat e disa kioskave, menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar, aty janë vërejtur dy personat e dyshuar, mirëpo të njëjtit sapo kanë parë policinë kanë arritur të ikin/ largohen me shpejtësi nga ai lokacion.

Zyrtarët policor në funksion të parandalimit të vjedhjes dhe arrestimit të personave të dyshuar kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe pas një pune të mirë profesionale kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri”.

Dy personat e arrestuar m/serb me iniciale (A. R. dhe L. V.), janë shoqëruar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë veri.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent.

Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe ruajtjen e jetës dhe pronës pa dallim.

Për një ambient edhe më të sigurt duhet që bashkëpunimi reciprok; qytetarë-polici, të jetë edhe me i madh, të ketë shkëmbim të informacioneve, raportim të drejtë dhe me kohë të rasteve në mënyrë që rastet e tilla të parandalohen, hetohen dhe kryerësit e veprave penale të sillen para organeve të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat