U kapen në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dy serb në Veri

Kronikë e zezë

U kapen në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dy serb në Veri

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë veri ka arrestuar në flagrancë dy serb të dyshuar për tentim vjedhje

PK-ja ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave dhe angazhimeve të saj ligjore në ruajtjen e sigurisë, ka pranuar informatën se në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini” Mitrovicë veri, dy persona të dyshuar janë duke thyer xhamat e disa kioskave, menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar, aty janë vërejtur dy personat e dyshuar, mirëpo të njëjtit sapo kanë parë policinë kanë arritur të ikin/ largohen me shpejtësi nga ai lokacion.

Zyrtarët policor në funksion të parandalimit të vjedhjes dhe arrestimit të personave të dyshuar kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe pas një pune të mirë profesionale kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri”.

Dy personat e arrestuar m/serb me iniciale (A. R. dhe L. V.), janë shoqëruar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë veri.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent.

Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat