Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Mbrëmë në ora 23:00 policët e stacionit në pikën kufitare në Han të Elezit kanë ndaluar, e më pas policët e stacionit të Shtimes e kanë arrestuar personin e kërkuar, 31-vjeçarin me inicialet G.P.

Njoftohet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:

“Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”  me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat