Mitrovicë e Veriut: Arrestohen në flagrancë dy serbë për tentim vjedhje

Kronikë e zezë

Mitrovicë e Veriut: Arrestohen në flagrancë dy serbë për tentim vjedhje

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka ndaluar dy serbë me inicialet A. R. dhe L. V, të cilët i kanë thyer xhamat e disa kioskave pas mesnatës.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë zënë në flagrancë.

Ata fillimisht kishin tentuar t’i ikin patrullës së policisë, për t’u ndaluar më pas në rrugën “Kral Petri”.

Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat