Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, një person i lënduar

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor.

I lënduari si pasojë e plagëve të marra është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Ndërkohë, Elezaj ka njoftuar se rasti është duke vazhdar të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjakovë-Klinë, në fshatin Mrasor, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, ka thënë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat