​Sekuestrohet një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Sekuestrohet një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë.

Një person i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

“Sot rreth orës 13:00, nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Rajonit të Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë fishekë dhe një thikë. Sekuestrimi është kryer në rrugën "B", kur personi është ndaluar nga policia në një pikë kontrolli, për një kontroll rutinore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat