Vidhen stoli ari dhe para të gatshme në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vidhen stoli ari dhe para të gatshme në Ferizaj

Më: 12 prill 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia ka informuar se mbrëmë në një shtëpi në Ferizaj janë vjedhur stoli të arit dhe para të gatshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti që ka ndodhur në fshatin Cërnillë është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat