Mosmarrëveshje brenda çiftit në Prizren – I dyshuari e dëbon bashkëshorten nga shtëpia

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje brenda çiftit në Prizren – I dyshuari e dëbon bashkëshorten nga shtëpia

Më: 12 prill 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur të martën mbrëma në Prizren.

Policia njofton se një grua ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka dëbuar nga shtëpia pa dëshirën e saj.

Pastaj, bëhet e ditur se i dyshuari ka shkuar te familja e vajzërisë së viktimës.

“Prizren 11.04.2023 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka dëbuar nga shtëpia pa dëshirën e saj, pastaj i dyshuari ka shkuar te familja e vajzërisë së viktimës”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat