Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike në Vushtrri

Më: 12 prill 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona në rrugën “Pandeli Sotiri”, si të dyshuar për  “posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit  është gjetur substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.

“Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar G. A.,30 -vjeçar, dhe E. Q., 26 vjeçar, të dy shtetas të  Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve  pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”.

“Me urdhër të prokurorit,  dy të  dyshuarit janë  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat