Vjedhje e rëndë në Smirë të Vitisë, arrestohet një person i dyshuar

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Smirë të Vitisë, arrestohet një person i dyshuar

Më: 13 prill 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast “Vjedhje e rëndë”, i ndodhur me datën 09.04.2023 në një lokal biznesi në fshatin Smirë, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e të hollave.                                                                                                                                             

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë të mërkurën nga një punë operacionale e njësitit të hetimeve të stacionit policor në Viti.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Viti më datën 12.04.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin e mitur (mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ‘Vjedhje e rëndë’ i ndodhur me datën 09.04.2023 në një lokal biznesi në fshatin Smirë, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e të hollave”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim “Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 24 orë dhe rasti do të përcillet në Prokurorinë Themelore”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat