Dyshohet se dhunoi të miturën në një motel në Prizren, ky është 22-vjeçari që u arrestua

Kronikë e zezë

Dyshohet se dhunoi të miturën në një motel në Prizren, ky është 22-vjeçari që u arrestua

Më: 13 prill 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Edinis Berisha, 22-vjeçar.

Berisha dyshohet se më datën 7 të këtij muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur në një motel në qytetin e Prizrenit.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia, ku bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat