Vdes i aksidentuari që po trajtohej në QKUK

Kronikë e zezë

Vdes i aksidentuari që po trajtohej në QKUK

Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:28
QKUK

Një person i cili javë më parë pësoi aksident trafiku në fshatin Fushticë e Epërme të Drenasit, të mërkurën ka vdekur në QKUK.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, personi në fjalë ka qenë duke u trajtuar në QKUK prej 31 marsit.

“Fshati Fushticë e Epërme, Gllogoc 31.03.2023 – 10:50.  Me 12.04.2023 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar dhe duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat