Policia gjen narkotikë në banesën e një prishtinasi, marihuanë, kokainë dhe ekstazi!

Kronikë e zezë

Policia gjen narkotikë në banesën e një prishtinasi, marihuanë, kokainë dhe ekstazi!

Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:58
Droga

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e trajtimit të një rasti, kanë siguruar nga organet e drejtësisë leje për kontrollin e banesës së një të dyshuari.

Dje, më 12.04.2023, në prezencë të dëshmitarëve, është kontrolluar një banesë në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:

37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg,

një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr,

një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr,

8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,

2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr,

një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat